25 gusht 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në verilindje të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi.
Era do të jetë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.
Temperaturat min dhe max: Zonat malore 17/31°C, Zonat e ulëta 18/36°C, Zonat bregdetare 22/34°C