Arian Çani është një nga moderatorët më të suksesshëm dhe më të paguar televizivë.
Ai nuk ndërron ‘kanal’ shpesh ama nuk është as kundër ndryshimeve,
Siç përflitet, Çani do të largohet nga Tv Klan me pronar Aleksandër Frangajn dhe do të shkojë te Abc News i cili kohët e fundit ka bërë blerje të bujshme dhe pritet të kthehet nga një ekran dedikuar vetëm informacionit, në një televizion gjeneralist.
Vetë Çani nuk ka reaguar ende ndaj zërave që thonë se ai tashmë i ka ‘mby llur hesapet’ me Klan dhe Frangajn për t’u spostuar te ambientet e Abc-së.