Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me ekipin mjekësor tek spitali Infektiv, të cilët janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.
Gjatë bisedës, nuk munguan kritikët e Facebook-ut që i shkruanin live “vëre maskën o bar bon”.
Kryeministri duket se i ndjeu këto kritika dhe gjatë bisedës, u kujdes që të përcillte mesazhnin se mbajtja e maskës në ambiente të hapura nuk është e domosdosme nëse ruan distancën dhe nuk ke kontakt fizik me të tjerët.
“Ka një konfuzion në këtë aspekt, në Austri s’mban maskë asnjëri, në Francë kur rrinë brenda, nuk mbajnë në rrugë, është shumë ashtu, por sidoqoftë, në kohën që flasim jam i bindur që më shajnë që ja nuk mban maskë, ja ti e do që s’ka kovid e është lojë, por në fakt këtë e kam të konfirmuar që maska në mjedis të hapur e të ruash distacën e mos kesh përqafime e shkembime duarsh është okej”, tha Rama.
Ndërkohë teksa radhën për të folur e kishte Najada Çomo, Rama i kërkoi që ta hiqte maskën dhe para se të bënte këtë veprim, shefja e Infektivit u shpreh: “Ne po ju ruajmë juve”.
SPITALI INFEKTIV – Me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID19?Mirënjohje, respekt dhe këmbëngulje së bashku, për të vijuar një përballje unikale në jetën tonë me një virus që ka sulmuar botën dhe na sfidon çdo ditë në jetën e në punën tonë! Do të vazhdojmë pa u lodhur, pa e humbur fokusin dhe toruan, me angazhim maksimal e durim të madh, deri në fund, bluzat e bardha në zjarrin e luftës me vdekjen në trupin e pacientëve, ne në mbështetje të tyre, duke rritur më tej kapacitetet njerëzore e materiale në atë front?Së shpejti do të njoftojmë konkretisht edhe një rritje masive pagash, për të gjithë mjekët dhe infermierët e Shqipërisë?#RESPEKT?
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 25. August 2020