Një vajzë shqiptare tre vjeçare ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës ku jetonte, ndërsa ishte në shtëpi vetëm me vëllain e saj 5 vjeçar dhe një kushëri 13 vjeçar.
Vogëlushja ishte në katin e tretë të një ndërtese në Sestri Levante (Xhenova) dhe ra nga një lartësi prej 10 metrash për tu transferuar me urg jencë me anë të një helikopteri në spitalin Gaslini.
Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe vajza filloi përsëri të marrë frymë. Karabinierët sqaruan se tre fëmijët kishin mbetur vetëm pasi tezja e tyre ishte larguar pasi do të dilte në një komision.