Një tjetër mjek është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit me koronavirus. Bëhte fjalë për epidemiologun e njohur Vilson Topulli.
Lajmin e ka bërë të ditur Silva Bino, përmes një postimi në Facebook. Mësohet se Topulli është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Kujtojmë se numri i rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në Shqipëri mbetet shqetësues.