Lajme

Silva Bino humb njerin e dashur prej Covid-19, shfaqet e pikëlluar dhe prek me fjalët: Më fal se s’të mbrojta dot, s’të shpëtova dot

Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik Silva Bino në një shkrim në mediat sociale ka bërë me dije se është nd arë nga jeta si pasojë e Covid-19, kolegu i saj Vilson Topullit.

Bino shkruan fjalët prekëse për kolegun e saj, ndërkohë që e cilëson atë si një njeri të palodhur, duke theksuar se ai ishte kujtesa e ISHP-së, pasi kishte filluar punë aty që në moshën 19 vjeçare.

“Kjo pandemi na mori sot kolegun tonë të palodhur, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjatë epidemisë së ko lerës në vitin 1994. Më pas punova rreth 16 vite me të. Vili ishte personi që njihte çdo skutë që Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik. Një njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç.”- shkruan Bino ndër të tjera.

Bino thekson ndër të tjera se ai ishte epidemiolog i terrenit, ndërkohë që nuk mund ta dinte se vite më pas një pneonomoni e tillë do ti me rrte jetën.

“Ishte epidemiolog i palodhur i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite më pas një pneumoni e tillë do ti me rrte jetën. Të na falësh Vili që nuk të mbrojtëm e nuk të shpëtuam dot.”- shkruan Bino.

Silva Bino: Nuk shpërdorojmë testet për ata që kanë frikë, vetëm ...

MË TË LEXUARAT

To Top