Ngrohja globale e dekadave të kaluara ka bërë që akullnajat dhe fletët e akullit të shkrihen në mënyrë dra matike.
Studiuesit britanikë kanë arritur në një rezultat alarmant pas vlerësimit të të dhënave satelitore midis vitit 1994 dhe 2017.
Në vetëm 23 vjet, toka ka humbur 28 trilionë ton. Masa korrespondon me një fletë akulli të trashë 100 metra me madhësinë e Britanisë së Madhe.
Rezultatet e publikuara tani konfirmojnë modelet më pes imiste të klimës dhe janë shkak për shqetësim të madh.
Sipas studiuesve, nuk ka dyshim se humbja e madhe e akullit është për shkak të ndryshimeve klimatike të bëra nga njeriu. Sipas llogaritjeve të reja, niveli i detit mund të rritet me një metër deri në fund të shekullit.
“Çdo rritje e nivelit të detit, do të thotë që një milion njerëz duhet të zhvendosen”, tha autori i studimit Andy Shepherd.
Sipas studiuesve, tk urrja drastike e akullit ka një tjetër efekt të pakëndshëm anësor. Më pak akull nënkupton që rrezatimi diellor pasqyrohet më pak fuqishëm në atmosferë – si në tokë ashtu edhe në ujë. Studiuesit pajtohen që kjo gjithashtu do të përshpejtojë ngrohjen globale.