Artistja me famë botërore Rita Ora, njëherësh ambasadore e UNICEF UK, e cila është me origjinë shqiptare, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës duke bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse nga virusi COVID 19.
“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona”, thotë Rita Ora në video. “Unë e mbajë maskën edhe jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, vazhdon ajo.
Ajo ju bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID – 19:
Të mbajnë maskën;
Të mbajnë distancën sociale;
Të mbajnë higjienën personale.
Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shëndrrisin si yje botërore.
Për çdo fëmijë!