Numrat e infektimeve të reja me koronavirusin Covid-19 vazhdojnë të jenë të larta në vendin tonë.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 156 raste të reja me koronavirus.
Ndërkaq, 3 pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, të gjithë me sëmundje shoqëruese.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon mbi situatën epidemiologjike në vend.
Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore.
158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit.
Në të gjithe vendin janë kryer 865 testime. Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend:
101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.