Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti dhe trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë.
Por moderatorja nuk e ka problem, madje e ka marrë me sportivitet faktin që gjoksi i saj është rritur.
Ajo postoi një foto krah mikes së saj Xhemi Shehut dhe komentoi mbi gjoksin e rritur mori gjithë vëmendjen.
“Kujdes: Objektet mund të duken më të mëdha se sa janë në të vërtetë ??,”– shkroi Arbana Osmani, e cila në foto mban veshur një bluze me dekolte të hapur.
Komenti i saj shkaktoi reagime tek ndjekësit, që i kërkuan ta shijojë gjoksin e rritur pasi pas lindjes së foshnjës do ti zvogëlohet sërish.
Ndërsa një tjetër komentoi: “Përmirësime në gjoks Arbana.
Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë. Thuhet se gjinia e bebit është djalë, megjithatë ajo ende nuk e ka konfirmuar lajmin.
Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, Eduart Grishajn. Ndërsa ka edhe një djalë me ish bashkëshortin.