Lajme

Ka nisur festa në Greqi? Qeveria e tyre pranoi që të zgjeroheshim me 12 milje në detin e shqiptarëve

Mediat greke e kanë cilësuar si një vendim të mirëpritur nga qeveria shqiptare të zgjerimit të ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në detin Jon, raporton abcnews.al.

Nga ku nis dhe ku mbaron deti Jon? | Zgjohu Shqiptar

“Zougla” i referohet deklaratës së djeshme të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, duke theksuar se pala shqiptare është e gatshme për një marrëveshje të re të ndarjes së detit me Greqinë.

Ndërkohë, “Ekathimerini” i referohet deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ku shkruhet: Lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.

Po ashtu, “Zougla” shkruan se qeveria shqiptare deklaron se Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjyka tës Kushtetuese.

Greqia kërkon ndarjen e detit Jon me Shqipërinë: Reagon Kryeministri dhe zv.Kryeministri - Shqipëria

MË TË LEXUARAT

To Top