Lajme

Sot në Shqipëri temperaturat do të jenë përvëluese, ja sa gradë do të shkojnë ato/ I nxehti afrikan do të vazhdojë deri…

I nxheti afrikan mesa duket do të mbërrijë sot në vendin tonë.

Moti për ditën e premte, 28 gusht 2020 - Berati TV

Duke nisur nga sot, gradualisht mbi rajonin e Ballkanit depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut, thotë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë edhe të premten pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin por njëkohësisht i nxehtë.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulëta.

Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 gradë dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulëta.

MË TË LEXUARAT

To Top