Në ujrat shqiptarë pranë Himarës është parë ditën e sotme një fregatë greke.
Kjo lëvizje e Athinës vjen dy ditë pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi në parlament, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon.
Gjithashtu ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka bërë me dije se do të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë, për të përcaktuar kufijtë detarë. Njëkohësisht ai ka zhvilluar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama, detajet e së cilës nuk janë bërë ende publike.
Qeveria shqiptare është akuzuar nga opozita për mungesë transparence, ndërsa janë hedhur edhe dyshime për një marrëveshje të fshehtë midis dy vendeve. Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat, se Greqia po tenton të grabisë ujrat territorialë shqiptarë, ndërsa shtoi se Greqia po ushtron të drejtën që ia jep Konventa për Detin.