Rozë

E mbani mend Taluantin që kërkonte motër? Do habiteni se si duket sot dhe se çfarë pune bën: Jam i…

Të gjithë e mbajmë mend filmin “Taulanti kërkon një motër”, ku Taulanti katërvjeçar, fëmija i vetëm i një familje intelektuale, nuk mund ta durojë më vetminë. Ai kërkon një motër.

Çfarë bëjnë sot 10 fëmijët e paharrueshëm të kinemasë shqiptare

Por sa më shumë ngu lmon Taulanti, aq më shumë e neglizhojnë prindërit këtë kërkesë. Dalëngadalë, dëshira e Taulantit u pëlqen prindërve, të cilët e kuptojnë se duhet ta shohin dëshirën e tij më me seriozitet dhe vëmendje.

Por ku është sot Taulanti?

Donald Kokona është një arkitekt mjaft i zoti në Tiranë. Emri i tij mund të mos jetë i dëgjuar për të gjithë, por nëse kujton rolin e Taulantit në film menjëherë të vjen në mendje fëmija më i famshëm i kohës.

I ftuar para pak vitesh në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ai ka rrëfyer se si ka qenë jeta e tij herë si Taulant e herë si Donald.

“Sa herë shikoj një objektiv i shmangem. Nuk duroj dot. Në ato vite jam bezdisur nga situatat e atëhershme. Unë nuk e shikoj filmin kur e jep në televizor”, tha ai.

Ndërsa motra e vërtetë e Donaldit thotë ai se ka qenë shumë krenare sepse vëllai është aktor filmash. Ishte Xhanfize Keko ajo që e zgjodhi për të luajtur rolin e Taulantit.

“Audicionet ishin njëlloj siç bëhen sot. Na çuan ne Pallatin e Pionierëve, sot Pallati Mbretëror. Unë se mbaj mend si audicion sepse ishte një situatë shumë e thjeshtë, nuk perceptohej si audicion. Në familjen time nuk dinin që më kishin përzgjedhur”, tha Donaldi.

Në jetën reale, Donaldi e kishte një motër dhe një ndër kriteret që mendon se e kanë favorizuar ishte se dinte të llastohej dhe nuk ishte një fëmijë i urtë.

Ku është sot aktori i filmit “Taulanti kërkon një motër”, Donald Kokona  (Foto/Video) - Telegrafi

E mbani mend aktorin që luante rolin e Taulantit që kërkonte motër, ja si  duket ai sot(Foto) | Lajme Flesh

MË TË LEXUARAT

To Top