Lajme

Njihuni me 92-vjeçarin, i cili ka 80 vite që nuk i pret flokët: Më ka thënë Zoti se po e bëra do më ndodh e keqja e madhe!

Një 92-vjeçar nga Vitenami, ka më shumë se 80 vite që nuk i pret flokët e tij, pasi beson se nëse e bën një veprim të tillë do të gjejë vd ekjen.

Man in Vietnam kept hair uncut for almost 80 years. It's now 5 meter long -  it s viral - Hindustan Times

Nguyen Van Chien, nga rajoni jugor Mekong Delta i Vitenamit, thotë se ndjek një besim që e këshillon një person të mos bëjë ndryshime në fizikun e tij.

“Unë besoj se nëse do të shkurtoj flokët do të vd es. Unë nuk guxoj të ndryshoj asgjë tek flokët, madje unë as i kreh ato. Për t’i bërë të duken bukur, i mbuloj flokët me një shall të pastër. Të tregohem i sinqertë unë besoj në shtatë perëndi dhe kërkesa për të mos prerë flokët ishte e tyre”, tha i moshuari.

Ndër të tjera ai tregoi dhe momentin kur ka prerë flokët për herë të fundit, duke shtuar se ishte i kushtëzuar për ta bërë një gjë të tillë, pasi ishte pjesë e rregullores së shkollës.

“Mbaj mend kur kam qen i vogël, flokët i kishte të zinj, të trashë e të fortë. Unë i krehja gjithmonë me tepër kujdes. Kur isha në klasë të tetë, mësuesja më tha që në shkollë duhet të shkoja me flokët e prerë dhe ashtu bëra. Por pasi mbarova arsimin fillestar vendosa që të mos i pres më flokët e mi”, u shpreh 92-vjeçari.

Vietnamese man with 5 metre hair| 92-year-old Vietnamese man has 5-metre-long hair, didn't trim, comb or wash them for 80 years [PHOTOS] | Trending & Viral News

Vietnamese Man Has Not Cut His Hair for 80 Years

MË TË LEXUARAT

To Top