Edhe pse pretendimi i shtetit grek për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon po kalon me qetësi nga qeveria shqiptare, historiania Elena Kocaqi thotë se zgjerimi i shtetit helen në veri të Jonit është tejet problematike për zonën ekskluzive ekonomike të vendit tonë.
E ftuar në Ora News, ajo thotë se synimet e Athinës zyrtare mbeten të pandryshuara për të dalë në Karaburun.
Kocaqi: Nuk ka një përcaktim të qartë, sepse Greqia në detin Jon ka një zgjerim drejt perëndimit dhe drejt veriut. Nëse kërkon zgjerim drejt perëndimit që është drejt Jonit mesdhetar është e drejtë e saj ta bëjë, ndërsa në lidhje me zgjerimin e Greqi në Jon drejt veriut këtu pastaj është problemi sepse kemi dhe ne zonën ekskluzive ekonomike në Jon e cila në këtë rast nga pretendimet greke vihet në rrezik për arsye sepse edhe në marrëveshjet e mëparshme Greqia ka ngulur këmbë të marrë një zonë shumë të madhe në veri të ishullit të Otonit që e nxjerr Greqinë afërsisht afër Karaburunit dhe për këtë arsye këtu duhet të ketë kujdes sepse është një pasuri ekonomike që u përket shqiptarëve dhe në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe të gjithë ligjeve ndërkombëtare Shqipëria ka një prevalencë përballë ishujve të Greqisë.Ka disa rregulla të caktuara për ndarjen edhe të zonave ekonomike ekskluzive.
Duke i dhënë të gjithë seriozitetin çështjes në fjalë, Kocaqi thotë se klasa politike shqiptare duhet të jetë me një zë dhe ti japë rëndësinë e duhur.
Kocaqi: Ky është një problem që duhet të preukupojë të gjithë klasën politike sepse është një problem i cili siguron në afatagjatë stabilitetin dhe ekonominë e Shqipërisë por edhe sigurinë.Është një pasuri e ligjshme e kombit shqiptar si deti dhe toka dhe për këtë arsye duhet me patjetër që politika të lërë retoriaket dhe preukupohet seriozisht për këtë çështje. Këto nuk janë çështje që janë të një niveli që nuk ngrenë rëndësi, por janë çështje që ngrenë peshë menjëherë jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.
Ajo nënvizon se çështja e kufijve detarë është bërë po aq e rëndësishme sa kufijtë tokësore sepse ka pasuri të mëdha nënujore apo nëntokësore që i sigurojnë një vendi të caktuar që e ka atë rajon të ardhura ekonomike shumë të mira.
Kocaqi: Klasa politike duhet të jetë në një zë si majta dhe djathtas për të mbrojtur atë territor detar të ligjshëm në bazë të Konventave Ndërkombëtare që i përket Shqipërisë. Ky duhet të jetë prioritet i dy palëve në këtë rast.