Një 43-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër 48-vjeçar është në gjendje të rëndë në spital.
Ky është bi lanci i një aksi denti të ndodhur në mbrëmje rreth orës 19:45 minuta në zonën e Mokrës së Sipërme në Pogradec.
Sipas pol icisë, shoferi ka humbur kontr ollin e mjetit duke rënë në një rrëpirë e duke humbur dhe jetën.
Njoftimi:
Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:45, mbi fshatin Malinë, Mokër e Sipërme, shtetasi A. K., 43 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pas ojë është dëmt uar ky shtetas, si edhe shtetasi D. K., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në mjet.
Të dy shtetasit e mësipërm, u transportuan në Spitalin e Pogradecit ku shtetasi A. K., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi D. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.