Historiania Elena Kocaqi ka folur lidhur me debatin publik për çështjen e detit me Greqinë, që u hap sërish pas deklaratave të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Kocaqi tha se ka fr ikë se synimi i Greqisë është të marrë Karaburunin, ndërsa pretendon i gjithë ky debat bëhet për pasuritë nënujore në Detin Jon.
Ajo parala jëmroi se me Greqinë duhet tëb jemi të kujdesshëm lidhur me këtë çështje.
“Greqia mund të kërkojë të zgjerohet në Mesdhe por nuk mund të kërkojë zgjerim në kufi me Shqipërinë. Si në 2009 dhe tani Greqia do të dalë në Karaburun, gjithë zonën ekonomike të Shqipërisë kërkon ta marrë.
Me Greqinë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, duhet diskutuar me ekspertë, nëse nuk zgjidhet mes nesh ta vendosin gjykatat ndërkombëtare.
Nëse ka hidrokarbure aty, ka miliarda dollarë, nuk bëhet fjalë për ujëra dhe shkëmbinj, bëhet fjalë për ajrin, turizmin, pasuritë nënujore, janë aq të rëndësishme pasuritë nënujore sa ato mbi tokësore. Nxjerrin të ardhura, ka shumë rëndësi nga ana ekonomike.
Marrëveshja e 2009 është nul, Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë në një vend dhe ka dhënë vendimin e formës së prerë, Greqi këtë marrëveshje po kërkon”, theksoi historiania, ju lutemi na ndihmoni që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë. Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.