Vendosja e kuotës prej 300 hyrjesh në ditë duket se ka rikthyer pro blemin e radhëve në Doganën e Kapshticës.Qytetarë shprehen se janë të detyruar ta kalojnë natën duke pritur në radhë, pasi nuk kanë lekë të paguajnë hotel, ndërsa disave prej tyre ditën e nesërme iu skadon tamponi.
Njëra prej emigranteve është e sëmurë me ten sion dhe zemër. Ajo thotë se u është premtuar se nesër do të kalojnë në orën 6 të mëngjesit.
Ajo u shpreh për BW:
Mua më ka shkuar tensioni 20- 107 i zemrës, jam e sëmurë. A do përballoj natën? Nuk e di. Na lanë gjithë natën këtu. Na ça në mushkonjat. S’dimë çfarë do bëjmë. Jemi në hall. Shumë i vështirë qëndrimi këtu, është ftohtë, të sëmurë jemi, në moshë. Me ç’lekë të shkojmë në hotel? Përse e bëmë aplikimin, se s’kishim lekë. Të tjerët që kishin e bënë. Nesër na skadon afati i tamponit, në drekë ora 11. Na thanë që në 6 do kaloni. Do kalojmë s’do kalojmë s’di gjë. Një qytetar tjetër thotë se nuk e dinë nëse do kalojnë apo jo nesër, pasi në mëngjes u skadon dhe tamponi. Ai ankohet për kushtet e të ftohtit ku ndodhet, dhe thekson se nuk ka shtet shqiptar, prandaj Greqia vendos këto kushte.