Ushqime

S’po dini çfarë të gatuani për drekë? Ja receta e gjysheve shqiptare si të gatuani bamje me mish pule: Shije fantastike

Kur bamjet janë të sezonit, kërkoni mënyra të ndryshme për t’i gatuar. Në këtë recetë mund t’i gatuani me pulë.

Gatime tradicionale Greke: Bamje ne tave me pule !!!

Përbërësit: 4 racione pulë, 1 kg bamje, 2 qepë, 4-5 kokrra domate, 80 ml vaj ulliri, 500 ml verë e bardhë, 1 kokërr limon, kripë, piper, majdanoz.

Përgatitja

Skuqim racionet e pulës në 50 ml vaj ulliri. Pasi të ketë marrë ngjyrë pula, shtojmë edhe qepën.

Vazhdojmë të skuqim dhe për pak minuta derisa të zbutet qepa. E shuajmë me verë të bardhë. E lëmë të reduktohet.

Në një tigan tjetër skuqim bamjet në sasinë e ngelur të vajit të ullirit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Të njëjtën gjë bëjmë edhe me pulën. Shtrojmë bamjet në një tepsi. Vendosim racionet e pulës mbi to.

I pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë për rreth 30-35 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e spërkasim me majdanoz të grirë hollë.

Turli në Tavë me Patëllxhanë dhe Bamje - Shije e Përsosur - AgroWeb

MË TË LEXUARAT

To Top