Dita e hënë do të jetë më e nxehta e muajit.
Kështu bën me dije Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në parashikimin e motit. E hëna do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin, por gjithashtu pritet të jetë dhe një ndër ditët më të nxehta të këtij muaji”.
Për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C në relievet malore e deri në 39°C në ato të ulëta.