Dosja e vra sjes së Azem Hajdarit ende ngjall kureshtje tek shqiptarët pasi mbetet e paqartë arsyeja e v rasjes.
Azem Hajdari u ekz ekutua me ar më zja rri nga Fatmir Haklaj në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.
Sipas motrës së Fatmir Haklajt, në një intervistë për Report Tv, dyshohej se Hajdari kishte lidhje me vr asjen e vëllait të Fatmirit, Shkëlqim Haklaj, gjë e cila ka sjellë përpl asjet mes tyre e më pas ekze kutimin me a rmë z jarri.
Pas vr asjes së Shkëlqim Haklajt, Fatmir Haklaj është vënë në kër kim të autorit të këtij kri mi.
Në këtë kohë sipas Zylfie Haklaj, Azem Hajdari i ka dërguar një letër ngushëllimi kësaj familje, pasi siç thotë vetë Zylfija donte të “shfaj ësonte” veten nga përgjegjësia për vra sjen e Shkëlqim Haklajt, djalit të familjes Haklaj.
Pjesë nga Intervista:
– Babai juaj Muharremi, fill pas kësaj vra sje ka zhvilluar një takim me deputetin e asaj kohe të PD Azem Hadjari. Keni dijeni çfarë ka ndodhur dhe çfarë u diskutua në këtë takim?
Pas vra sjes së Shkëlqimit, ne si familje ngushëllohemi me një telegram nga Azem Hajdari, i cili pas disa muajsh e fton babain për një takim në Tiranë. Kështu që ata takohen në Tiranë më datën 2 shtator 1998.
Azemi duke e ditur që ne jemi në dijeni se çfarë ka ndodhur me Shkëlqimin, ai kërkon të shfajësojë veten e tij duke u betuar se ai personalisht nuk kishte dorë në vr asjen e Shkëlqimit.
Më datën 12 shtator 1998, Fatmiri kishte shkuar në Tiranë siç ishte e lirë për të gjithë për të udhëtuar për Tiranë, por për çudi shumë diskutohet pse Fatmiri, ka shkuar në Tiranë.
A mund të shtrohet pytja përse ata kanë shkuar në Tiranë, ku Tirana është e të gjithëve dhe oborri i PD, u përket edhe njerëzve që guxojnë të mendojnë ndryshe. Fatmiri nuk i ka shkuar Azemit tek banesa e tij dhe as në zyrën e tij, përse duhej të dilte deputeti së bashku me badigardët e tij në oborrin e PD, për të verifikuar kalimtarët ose njerëzit që ishin shfaqur në oborrin e PD.