Lajme

E zeza nënë/ Ishin për pushime po ra pema dhe i zuri poshtë, të dy motrat humbin jetën: Njëra ishte vetëm 3-vjeçe

Dy motra 3 dhe 14 vjeçare, Jannat dhe Malak Lassiri, u vr anë pasi një tornado rrëzoi një pemë e cila goditi çadrën ku flinin në një kamp afër bregut në Marina di Massa (Massa Carrara).

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen, rrëzimi i pemës u merr jetën dy  motrave - Gazeta Express

Më e vogla gjeti vd ekjen e menjëhershme ndërsa adoleshentja u transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit ku edhe ndërroi jetë.

Motra tjetër e dy vik timave, 19 vjeç, pësoi mavij osje të vogla. Prindërit ishin të padëmtuar, babai 43 vjeç dhe nëna 36 vjeç dhe një vëlla i vogël i moshës 9 vjeç.

Familja, me origjinë marokene dhe banuese në Torino, po kalonte pushimet në kampingun Verde Mare në Marina di Massa.

Sipas karabinierëve, gjashtë anëtarët e familjes po flinin në kohën e rrëzimit të plepit mbi çadër.

E gjithë familja marokene, me origjinë nga Casablanca por banuese në Torino, mbërriti në bregdetin e Toskanës në 18 gusht për të kaluar disa ditë në det. Sipas disa mediave italiane, familja do të kishte përdorur bonusin e pushimeve.

Siç është raportuar nga Corriere della Sera, Malak premtonte shumë për sportin e xhudos. Ajo kishte arritur rezultate të shkëlqyera në kategorinë e saj. Pasion që e ndau me motrën e saj më të madhe, e cila shpëtoi me dëmtime të vogla.

Kryeministri italian Giuseppe Conte shprehu ngushëllimet për familjen e prekur.

“V dekja tr agjike e dy motrave që ishin me pushime në Marina di Massa na trishton thellë. Një festë u kthye në tragjedi. Një përqafim i fortë, prekës për prindërit dhe familjen e tyre “.

Pema ra mbi çadër, nxirren pa jetë dy motrat

MË TË LEXUARAT

To Top