Lajme

Vapa afrikane iku me gushtin, ja sa gradë do të ulen temperaturat sot dhe a do ketë shi

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e martë.
E hëna ishte me mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe me temperatura shumë të larta.

Çuditë e motit/ Ja si ndryshon koha ditën e martë

Por ndryshe do të jetë dita e martë. Sipas SHMU, gjatë ditës së Martë kushtet meteorologjike marrin një kthesë të menjëhershme.

Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top