Lajme

U rrit nga shqiptarë po ai e mohon madje thotë se Skënderbeu ishte serb, ky është politikani Dritan Abazoviç: Gjuhën shqipe nuk e do!

Dritan Abazoviç është lindur ne 1985 në një familje shqiptare në Ulqin dhe është shkolluar në Universitetin e Malit te Zi si dhe në Universitetin e Sarajevës.

Dritan Abazovic on Twitter: "All together, for better future ? Respect diversity. #interculturaldialogue… "

Duke u nisur nga familja e tij shqiptare, shumëkush priste një politikan tjetër në Malin e ZI, krenar për flamurin kuq e zi, por Dritan Abazoviç, nuk shfaqet i tillë. Ai drejton një forcë politike në krye të së cilës janë malazezë dhe serbë, ndërsa gjuha shqipe nuk është pjesë, të paktën në publikimet në faqen zyrtare të Partisë URA, aksioni i bashkuar për reformat. Në krye të kësaj force politike që ka marrë katër mandate dhe mund të bëjë dallimin në Malin e zi, Dritan Abazoviç erdhi pas largimit të themeluesit të saj, biznesmenit Zharko Rakçeviç.

Më herët Abazoviç ka qenë në grupimin Mali i Zi, pozitiv, por pas përçarjes së partisë u largua prej andej. Gjatë kohës kur ka qenë deputet, Dritan Abazoviç ishte një nga zërat e fortë opozitarë kundër qeverisë së Gjukanoviç. Natyrën e tij aspak nacionaliste, politikani i ri e ka ndërtuar mbi deklarime politike mbi etnitë. Ai flet shumë mirë gjuhën shqipe. Top Channel e intervistoi ditën e zgjedhjeve.

Por shqiptarëve jo vetëm në Malin e Zi i ka bërë përshtypje fakti se Abazoviç është i bindur se Skënderbeu është me prejardhje sllave, serbe. Kjo është një interviste e tij, para se në Ulqin të vendosej shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut

Ata që e njohin në Malin e Zi, e kategorizojnë Abazoviç në mesin e atyre shqiptarëve që morën identitet jugosllav. Në këtë mënyrë shpjegojnë edhe se si familja e tij Abazi, u quajt Abazoviç. Në krye të koalicionit, e zeza në të bardhë, një emërtim simbolik ky, Dritan Abazoviç është shprehur kundër asaj që e cilëson regjim 30 vjeçar të Gjukanoviç dhe se mafia nuk do drejtojë më malin e zi. Por ende mbetet për të parë se si do të bashkëpunojë një forcë liberale si URA me opozitën nacionaliste pro serbë të Malit të zi.

Kush është Dritan Abazoviç, shqiptari “pro-serb” që ka në dorë fatin e Milo Gjukanoviçit | Gazeta Dita

MË TË LEXUARAT

To Top