Lajme

Dilte në skenë me kostum shqiptar, ndërron jetë artisti i rrallë shqiptar në Amerikë: Gjithë botën habiti me talentin e tij

Ka v dekur në moshën 70-vjeçare violinisti i shquar shqiptar Frederik Banda, i cili për dekada të tëra mahniti publikun brenda dhe jashtë vendit me talentin dhe virtuozitetin e tij të rrallë.

Vdiq në Amerikë “Mjeshtëri i Madh” Frederik Banda

Fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe i akorduar me Urdhërin “Mjeshtër i Madh”, maestro Banda ndërroi jetë paqësisht i rrethuar nga familja e tij në 31 gusht 2020 në shtetin Connecticut të Amerikës.

I njohur në rrethet artistike si “Paganini shqiptar”, Banda u diplomua për violinë në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1973. Përveç Urdhërit “Mjeshtër i Madh”, ai ishte dekoruar dy herë me Urdhërin “Naim Frashëri”, si dhe ishte shpallur fitues i konkursit të parë të muzikantëve në Shqipëri në vitin 1973. Dallime të tjera përfshijnë dhe medaljen për interpretim të shquar në turneun e Ansamblit Popullor Kombëtar në Gjermani në vitin 1983.

Koha kur mjeshtri Banda ishte solist në Ansamblin Popullor Kombëtar kujtohet ende si periudha e artë e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor dhe artistik. Ikona e muzikës popullore, Merita Halili, tha se ndjehej e privilegjuar që kishte punuar dhe interpretuar me violinistin, të cilin e quajti “Paganini shqiptar.” Ndërsa kitaristi i shquar Edmond Xhani veçoi përvojën e pasur dhe aftësitë artistike të violinistit Banda, sidomos rolin dhe kontributin e tij të çmuar në rritjen e nivelit të artit shqiptar.

Qysh prej turneut në Azi në vitin 1967 kur ai ishte ende student dhe deri ne vitin 2014 kur ai e mbylli karrierrën artistike në Teatrin e Operas the të Baletit, ku dhe arriti majën duke u ngjitur në rangun e Violinës së Parë, Banda magjepsi jo vetëm artdashësin e thjeshtë nëpër katër kontinente të ndryshme, por impresionoi gjithashtu një numër figurash botërore si Zëvendës Presidentin e Amerikës, Joe Biden; Sekretarin Amerikan të Shtetit, James Baker; aktorin e madh, Michael Douglas, etj.

Frederik Banda, Grand Master, plays “Lule Bore” on the violin accompanied  on piano by accomplished composer Ilir Dangellia | ILLYRIA

MË TË LEXUARAT

To Top