Nëse vuani nga tiroidet, janë disa ushqime që mjekët do t’u rekomandojnë që të mos i konsumoni asnjëherë. Kjo pasi ato mund të prekin të gjitha proceset metabolike në trup.
Shqetësimet që provokojnë tiroidet, jo domosdoshmërisht kërkojnë trajtim mjekësor me ilaçe. Janë edhe disa ushqime që mund të kenë një efekt negativ dhe duhet t’i shmangni në rast se vuani nga një shqetësim i tiroides.
Soja
Ju duhet të konsumoni një dietë me sasi minimale të sojës, pasi ky produkt ushqimor pengon absorborbimin e trajtimit në rast se po merrni medikamente.
Sheqernat
Të evitosh produktet që përmbajnë sheqer të rafinuar është thelbësore, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për sëmundjen autoimune të tiroides. Këto ushqimet mund të kenë një efekt negativ në pankreas dhe në funksionimin e tij, që mund të reflektohet me një rezistencë ndaj insulinës. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm nivelin e hormoneve dhe të dëmtojë tiroiden.
Kafe
Reduktimi i konsumit ditor të kafes është i domosdoshëm në rast se keni një problem me tiroidet. Edhe pse konsumimi i kontrolluar i kafesë nuk është i dëmshëm, një sasi e tepruar kafeje mund të dëmtojë seriozisht veshkat.
Ushqime të skuqura
Reduktoni konsumimin e ushqimeve të skuqura, nëse po kuroheni pasi ato pengojnë ilaçet të kryejnë funksionin. Madje, ndikojnë negativisht në prodhimin natyral të hormonit tiroid.