Gazetarja Zhaklin Lekatari ka reaguar as hpër ndaj letrës drejtuar diktatorit Hoxha nga një person anonim,e publikuar nga këngëtarja Rezarta Shkurta që është bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Zhaklin thotë se sikush duhet të ftojë Rezartën të lexojë ndonjë libër dhe të kuptojë më shumë, pasi nuk ka turp që promovon ende Enverin.
Sipas gazetares, propaganda të tilla duhen dë nuar me ligj dhe katundaret duhen ulur poshtë.
“Dikush te ftoje @rezarta shkurten te lexoje ndonje liber qe te kuptoje bullshitat qe promovon dhe ndan ne IG e saj, meqe nuk ka tu rp qe promovon ende Enverin. Sipas mendimit tim, propaganda te tilla duhen de nuar me ligj. Nuk kam bere ndonjehere reagime publike per personazhe te njohura, por kjo ishte e tepert, e shemtuar, injorante, jo emp atike dhe shume, shume epitetet te tjera qe mendoj por nuk mund te shkruaj. Poshte katundaret”, shkruan Zhaklin.
Kujtojmë që në letrën e publikuar, qytetari shprehet se dikur e urrente ish-diktatorin dhe kërkonte të ishte i lirë, si një qytetar i vendeve perëndimore, ndërsa sot i penduar i kërkon falje.