Lajme

O vëllezër dhe motra shqiptarë ndihmoheni/ 31-vjeçarit iu rikthye sëmundja e ligë, i vëllai i dha të gjitha çfarë kishte dhe shuma nuk është mbledhur akoma: Mund të jetë vonë për të

Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt disa muaj më herët ishte diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit.

Arbresh info

Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore nga vëllau i tij, mirëpo fatkeqësisht Astritit i është rikthyer sëmundja dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike. Pas përkeqësimit të gjendjes, Astriti është rikthyer në Turqi dhe ka filluar trajtimin mjekësor.

Kosto për trajtim dhe transplant të palcës kockore kushton 150.000 Euro prej te cilave 30.000 janë siguruar nga Fondi I Sigurimeve Shendetesore te Kosoves mirëpo pjesa tjeter është e papërballueshme për familjen e Astrit Islamit andaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve si herën e parë, në mënyrë që ta shpëtojmë Astritin.

Çdo cent nga ju ka vlerë të madhe për Astritin,
Mund të kontriboni përmes llogarise Bankare

Raiffeisen Bank Kosovo
Emri i mbajtësit te llogarisë: Fatmir Islami (Babai)

Nr. I llogarisë(IBAN): 1501070000168757 (Per Kosovë)
Nr. I llogarisë(IBAN): XK051501070000168757 (Per donacione jashte Kosovës)

Swift Kodi: RBKOXKPR
Adresa: Dashec, Skenderaj

Numrat kontaktues: Fatmir Musli Islami (Babai): 049-848-609 & 045-332-101
Arbios Fatmir Islami (Vllau): 049-338-872

MË TË LEXUARAT

To Top