Një burrë dhe një grua nga India u detyruan të shisnin foshnjën e tyre të porsalindur në një spital sepse nuk kishin mundësi të paguanin faturat mjekësore.
Shiv Charan dhe gruaja e tij Babita duhet të paguanin faturën prej 35,000 rupi (350 £) pasi djali i tyre i vogël lindi nga një operacion ce zarian në spitalin në Agra. Çifti nuk i kishte paratë dhe spitali i bleu fëmijën për 100,000 rupi (1000£).
Menaxheri i spitalit Seema Gupta u shpreh se fëmija ishte dhënë për birësim, duke pretenduar se prindërit nënshkruan dhe dokumentin e dakortësisë.
Gruaja 36 vjeç kërkon që të rimarrë sërish djalin e porsalindur, por spitali shprehet se dokumentat tani janë firmosur. Po licia do hetojë për këtë shitje dhe më pas do ndërmerren veprime të përshtatshme.
Besohet se disa foshnja që merren nën kujdesin e spitalit, më vonë i shiten çifteve që kërkojnë të birësojnë një fëmijë.
Një aktivist për të dr ejtat e fëmijëve u shpreh për “Times of India” se shitja e pretenduar nuk kishte përmbushur kërkesat ligjore për birësim.
Qeveria indiane ka paralajmëruar edhe më parë për traf ikimin e foshnjave e cila zvogëlon numrin e fëmijëve për birësim të ligj shëm.