Epidemiologu i njohur Memo Boçi, specialist që luf toi HI V/AI DS në Shqipëri, nuk jeton më.
Doktor Boçi ka mbyllur sytë përgjithmonë dje, ndërsa reagimet e miqve dhe kolegëve kanë qenë të shumta.
Për ndarjen nga jeta të epidemiologut Memo Boçi reagon dhe shefja e ISHP Silva Bino, e cila e kujton doktorin përmes një ngjarjeje të ndodhur në shkurtin e vitit 1988.
“Mbaj mend qe ishin dite me shi dhe ishte shkurt 1988. Prisja se kush do te ishin anetaret e komisionit te provimit pasuniversitar te epidemiologjise Ne ate kohe semundjet inn fektive dhe higjena sic quhej ishin nje departament por ndersa per semundjet infektive ishin profesoret e infektivit per epidemiologjine duhej nje komision me i gjere. Do te jete Memo Boci me thane i cili ne ate kohe ishte Drejtor i Pergjithshem i Higjenes dhe Epidemiologjise ne MSH Do ta vendose ai se ku dhe kur. Me ne fund u la data 29 Shkurt. Memo Boci ishte legjenda e programeve dhe puneve te higjenes dhe parandalimit. Dr.Memo zakonisht vendoste qe keto provime te kryheshin ne Institutin e Higjenes si vendi kyc i parandalimit dhe ashtu u be. Ishte aq miqesor dhe i qeshur dhe ma hoqi menjehere ankthin e provimit. Pyetja e pare ishte se pse kisha zgjdhur kete nendege dhe pastaj vazhduam me tezat e provimit
Dr.Memo ishte nje person qe perqafonte cdo gje te re dhe nuk pertonte te ndihmonte te rinjte. Ishte nje model i njeriut punetor e te perkushutar ne fushen e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen per te mesuar ne cdo kohe themeloi shoqaten Stop AI DS qe u be pararoja e shoqerise civile per H IV/AI DS. Nje burre i mencur dhe plot force qe do te na mungoje shume. Shpresuam shume qe do ja dilte por nuk mundem. Pusho ne paqe profesori yne tu kesh lene uraten djemve Arianit qe nuk tu nda me sherbimin e tij, Jones e mbesave”, shkruan Bino.