Ish-ministri socialist Arben Malaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat për zgjedhjet në Malin e Zi dhe për bisedimet Kosovë-Serbi.
Malaj deklaron se Rama është i prekur rëndë nga deliri i madhështisë dhe po sjell dështime të njëpasnjëshme.
Teksa përmend menaxhimin e krizës në Bjellorusi, ish-ministri thotë se Rama jo vetëm që nuk kupton asgjë nga politika e jashtme dhe gjeopolitika, por as nuk këshillohet me ekspertët e talentuar që ka diplomacia dhe qarqet akademike shqiptare.
“E ndihmoj apo e dëm toi Edi Rama Gjukanovicin? Mesazhi i tij serbisht inspiroi forcat progresiste apo u bë ushqim për rritjen e ndjenjave nacionaliste në votime? Edi Rama është i prekur rëndë nga deliri i madhështisë. Në 2016, Rama tentoi të influenconte apo “përcaktonte” fatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Kundër vullnetit të BE Rama punoi i palodhur që të bëhej rindarje territoriale midis Serbisë dhe Kosovës, çka mund të hapte kutinë e Pandorës në Ballkan.
§Tani që gjithë ekspertët ndërkombëtarë qartësojnë se rezultati i dobët i Gjukanoviçit vjen kryesisht për shkak të stilit të tij autoritar, tani që zgjedhjet parlamentare 2021 do të ofrojnë të njëjtin fat edhe për Ramën si kryeministrin e paditur dhe të papërgjegjshëm, si kryeministrin e vendit ku sundon korrupsioni pandemik dhe kapja e shtetit, mbetet për t’u parë nqs Rama do të rrisë qëndrimet e tij arrogante apo do të pranojë fatin që ia përcaktoi vetvetes, fat që përmblidhet në mençurinë e shqiptarëve që thotë se “Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”, shkruan ai në rrjetet sociale.