Nga dita në ditë familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet COVID në Tiranë po dalin me akuza të fo rta ndaj organeve shëndetësore.
Një prej tyre ka rrëfyer sot se sëbashku me gruan e tij, prej ditësh presin të marrin informacion për vjehrrën e shtruar tek Infektivi, ndërsa e vetmja gjë që iu është komunikuar është se e afërmja e tyre është përkeqësuar.
Ajo prej tetë ditësh ndodhet e shtruar, ndërsa 3 ditët e fundit gjendja e saj është përkeqësuar dhe stafi mjekësor e ka int ubuar.
“Kam vjehrrën. Po bën 8 ditë që është shtruar. Nuk po di me kë të lidhem se po jep shpirt këtu. Është gjendje të keqe, por për çfarë ka vajtur ne gjendje të keqe këtë nuk e kuptojmë. Ka pasur siklete me zemrën. Tani me këtë sëmundjen e famshme, e kanë nxjerrë pozitiv. E kanë hedhur këtu dhe thonë që gjendja është përkeqësuar. Ankohet para tre ditësh që thoshte s’më kanë dhënë ujë. Ishte në vetëdije, tani nuk flet më. Para tre ditësh kam folur, tani jo.
E kanë vënë në intubim. Më përpara ishin këto infermierët nëpër cepa na jepnin informacion. Po bëjmë tre ditë që nuk po merremi vesh fare. I bënin p resion edhe asaj që ishte mirë aty brenda. Qëndroj në hotel me lekë. Nusja ka gati 8 ditë këtu. Kërkoj vetëm ta marr njeriun dhe ta çoj në shtëpi, të japë shpirt. Po e v desin njeriun me zor këtu. Këtu vetëm jep lekun dhe të japin një gotë ujë. Me këta nuk bëhet përpara”, shprehet ai.