Mijëra njerëz në Angli me diabet të tipit 2 po u ofrohet mundësia të provojnë një plan të ri për humbjen e peshës.
Rreth 5,000 pacientë do të kenë akses në programin e dietës që bazohet në konsumimin e supërave, pasi studimet e kryera treguan se mund të përmirësonte gjendjen e pacientëve.
Diabeti i tipit 2 mund të çojë në nivele të larta të sheqerit në gj ak, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e përditshme dhe në raste të rënda, mund të çojnë deri në verbëri.
Pacientëve që janë diagnostikuar me diabet tip 2 në gjashtë vitet e fundit dhe plotësojnë kritere të tjera të përshtatshmërisë do t’u ofrohet një shans për të provuar dietën e re.
Bëhet fjalë për një plan që përfshin konsumimin e supërave për tre muaj. Gjithashtu ata do të inkurajohen për t’u marrë edhe me aktivitet fizik.
Programi i dietës, i vlerësuar si “ndryshues i jetës” fillon sot, në 1 Shtator dhe fillimisht do të shpërndahet për pacientët në 10 zona të Anglisë.