Lajme

Krenari! Ky i ri shqiptar ka arritur atë që se ka arritur burra të mëdhenj në Angli, të gjithë pyesin si ia ka dalë

Daniel Nikolla ka kryer studimet në Angli, aty ku edhe vazhdon karrierën me shumë sukses në fushën e marketingut.

Së fundmi, 27-vjeçari është zgjedhur ‘Fytyra e së ardhmes e Shitjeve, Marketingut dhe Komunikacionit 2020’ në qytetin e Birmingemit, përballë katër finalistëve të tjerë, përcjellë KultPlus.

Çmimet vjetore të cilat organizohen nga Dhoma e Tregtisë së Birmingham-it përzgjedhin çdo vit profesionistët e rinj të vitit, bazuar në ecurisë e tyre personale e profesionale në vitet e fundit.

Danieli drejton departamentin e marketingut në kompaninë Angleze Hardy Signs. Juria e vlerësoi mbi të tjerët për prezantimin e një strategjie të re të marketingut bazuar në transformimin digjital dhe krijimin e kontentit online. Ata u shprehën se Danieli ka pasur një ndikim shumë të madh në rritjen e shitjeve për kompaninë. Ai gjithashtu u vlerësua për punën në komunitet dhe mbështetjen e kauzave filantropike.

Ai ka studiuar marketing dhe film në Londër dhe ka qenë President i unionit të studentëve të City and Islington College, ku edhe është përzgjedhur si ‘international student officer of the year’ nga kolegjet e Anglisë në 2016.

Fillimisht ai u bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar prej përfshirjes në videon e UEFA-s për tifozët kuqezi në “Euro2016”. Ai ka qenë finalist dhe ka fituar një seri çmimesh ndër vite, dhe në 2016-ën u vlerësua për ‘arritje të jashtëzakonshme’ nga Bashkia Islington në Londër.

 

MË TË LEXUARAT

To Top