Dritan Abazovic, kryetar i lëvizjes e ‘zeza në të bardhë’, në Malin e Zi i ka dhënë sot përgjigje pyetjeve se çfarë do bëjë qeverisa e re pro serbe në vendin e tij në lidhje me Kosovën.
Në një intervistë për gazetën serbë Kurir, Abazoviç tha se pavarësia e Kosovës nuk është vënë në diskutim dhe se ai pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje mes njëra tjetrën.
I pyetur nga media serbe për mundësinë që Mali i zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se natyrisht do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi nuk duhet kthyer në të kaluarën.
Forca politike që drejton Abazoviç, u fut në aleancë me dy parti të tjera pro serbe të cilat më herët kanë qenë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për më tepër edhe kundër shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi.
Ndërkohë për sa i përket termit që shumë i thërrasin “Cetniku Shqiptar”, ai ka thënë se ndihet mirë. Sipas tij “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i vjen mirë që shumë njerëz që janë malazezë dhe serbë nga kombësia tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetnik shqiptar.” Nëse çetniku shqiptar sipas tij është sinonim i ndryshimit, le të mbetet pjesë e kësaj fushate.