Lajme

Foto e emigrantëve që ta prekin zemrën/ Mes tyre ka edhe bijë shqiptarë, të lodhur ama ecin mes lumit në Angli që të shkojnë të punojnë për jë jetë më të mirë

Disa foto dramatike të shpërndara sot në rrjetet britanike tregonin emigrantë të cfilitur që dilnin në brigjet e Britanisë pas lundrimit të rrez ikshëm mes kanalit Pas De Calais.

Emigrantët shiheshin duke u përpjekur të dilnin në breg teksa notonin me duar, ndërsa të tjerë të ezauruar nga lodhja she mbeshin përdhe ose mbështeteshin në shkëmbinjtë e brigjeve të Kent pas lundrimit të rre zikshëm nga Franca.

Dy gomone u panë të afroheshin në breg teksa emigrantët e qullur ecnin duke u rrëzuar për të arritur rërën.

Një nga grupet shihej që pas daljes në breg hiqnin rrobat e lagura dhe ndihmonin njëri-tjetrin teksa nisën të komunikonin me zyrtarët britanike të forcave kufitare që erdhën shpejt në skenë.

Në të tjera pamje shihej një familje emigrante e ulur në një stol në shkëmbinjtë e St Margaret pranë Dover, teksa të tjera grupe shoqëroheshin në portin e qytetit nga fo rcat kufitare britanike.

Duke iu referuar një tjetër gruaje që po qëndronte në shkëmbinjtë, ai shtoi se u shtri përtokë duke u ankuar me dhimbje stomaku dhe se po e ndihmonte një anëtar u grupit që fliste anglisht.

MË TË LEXUARAT

To Top