Të gjithë presin me shpresën se familjarët e tyre do ia dalin, do shërohen dhe do lënë ambjentet e spitalit.
Lot, shpresë, ujë e ushqime që sillen çdo ditë nga shtëpia. Kjo është situata përpara spitalit Covid 2, “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, aty ku janë të shtruar pacientët me Covid 19.
Të afërmit, e pacientëve, djemë e vajza, disa me shpresën se do bëhen më mirë prindërit tregojnë për mikrofonin e News 24, bisedat me ta dhe me stafin, por edhe gjendjen e tyre.
Ka edhe nga ata që mes lotësh thonë se të afërmit i kanë të in tubuar.
Dorëzoni ushqime?
Djali: Po ka kërkuar ujë babai dhe rroba e ndërresa
Komunikoni me të?
Djali: Jo, jo më ka folur doktoresha
Ia lejojnë telefonin?
Djali: Jo për momentin
Po pse ja sillni ju, nuk e siguron spitali ujin?
Djali: Nuk ka problem ia sjell, veç dua të bëhet mire.