Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi fa tal për shumë familje, ku disa humbën një pjesë të anëtarëve, e disa të tjera vazhdojnë të vuajnë pasojat e dëmeve materiale.
E tillë është familja e Manjola Cakonit në Thumanë, e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën 15-vjeçare, ndërkohë që tani ka mbetur vetëm me djalin 11-vjeçar. Ai është Alesio, djali i cili u dërgua në Itali nga Edi Rama për të takuar yjet e futbollit botëror Cristiano Ronaldo dhe portierin Gianluigi Buffon.
Por deri më sot banorët vazhdojnë të jetojnë në gërmadha, çka zbulon edhe njëherë propagandën boshe të qeverisë Rama.
Alesio ka rrëfyer se takimi me futbollistët ishte i bukur, por kjo nuk mjafton për t’i zgjidhur atij problemin e madh që e ka zënë. Sytë e tij dhe zëri që i dridhet teksa flet, tregojnë qartë për trishtimin që e ka kapluar. Ai shprehet se dëshiron të ketë një shtëpi dhe asgjë më shumë. Gjithashtu edhe Manjola është shprehur mjaft e indinjuar me pakujdesinë e qeverisë, dhe e ka bërë atë përgjegjëse kryesore për tragjedinë e familjes së saj.