Sezoni i ri televiziv ka ardhur me disa largime të bujshme për ekranin e Top Channel.
Nga ky televizion është larguar edhe një nga moderatorët kryesorë të show-t satirik, Portokalli, Salsano Rrapi.
Lëvizja e radhës do të vijë për emisionin e mëngjesit në televizionin në fjalë. Me ardhjen e shtatorit, të gjithë prisnin rikthimin e moderatorës Orit Nebiaj në “Wake Up”. Por, duket se gjërat kanë ndryshuar pasi moderatorja ka ngritur dyshime përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Po sikur të flë pak këtë sezon?!”, ka shkruar Ori në InstaStory, duke ngritur kështu dyshimet se nuk do të jetë më pjesë e programit të mëngjesit.
Moderatorja nuk ka zbuluar asnjë detaj të mëtejshëm, megjithatë mbetet të shohim.