Lajme

U konfirmua takimi/ Presidenti Trump kokë me Hotin dhe Vuçiçin, një marrëveshje është arritur po a do e njoh Serbia Kosovën?

Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë të premten, është bërë e ditur në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit, Trumpi do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite (sipas kohës në Washington), si dhe do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi do të jetë privat mes Trump, Hotit e Vuciqit.

Me Trumpin bashkë, kurse me Pompeon Hoti e Vuçiq takohen veç e veç. Njoftimi s’përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kishin bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.

MË TË LEXUARAT

To Top