Në afërsi të Katedrales në Prishtinë, një djalosh trotuarin e ka shndërruar në shtrat. Ai aty pushon ditë e natë. Rrjetet sociale janë vërshuar me fotografi të djaloshit që fle në trotuar.
Shumë persona kanë kërkuar ndihmë nëpërmes rrjeteve sociale. Dëshmitarët thonë se djaloshi është jetim.
Personat që duan të ndihmojnë djaloshin, mund ta gjejnë në vendin e njëjtë, aty ku bën edhe gjumin, edhe kur moti është i ligë dhe bën të ftohtë.