Filozofi francez Jean-Paul Enthoven dhe ish partneri i Carla Brunit, ka mohuar të birin e tij, për shkak të publikimit të librit autobiografik të të birit “Le Temps gagné” (koha e Fituar).
Carla Bruni, atë kohë e lidhur me filozofin, u nda dhe u lidh me Raphaël, një lidhje që zgjati nga viti 2001 deri në 2007, për tu bërë më pas bashkëshortja e presidentit francez Nicolas Sarkozy.
Raphaël shkruan në librin e tij se e kishte lënë të atin “zemërthyer” dhe “të mbytur në një det mosmirënjohjeje”.
Enthoven shprehet se ka ndërprerë çdo lidhje me djalin e tij 46 vjeçar Raphaël, pasi nuk i pëlqen që jeta private të bëhet publike.
“Nuk më pëlqen që jeta private e njerëzve të hapet në këtë mënyrë në publik … përse të trajtohemi kështu unë dhe njerëzit e mi të dashur duke u bërë objekt i syve gra bitqarë denigr imit? Askush nuk ka të drejtë të gri së maskën që na nevojitet, pa asnjë të drejtë e vetëm për qejfin e tyre,” thotë Enthoven për të përditshmen Le Figaro.