Lajme

Bëhet deklarata e fortë/ Edi Rama ua ka falur detin e shqiptarëve grekëve, ja përse ministri grek do vij në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Tiranë, ka aku zuar Edi Ramën se është duke falur detin. ‘Synimi i Qeverisë Micotaqis është që qeveria Rama të mos e kundërshtojë zyrtarisht këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit detar shqiptar’, shprehet Vetëvendosje në Tiranë.

Rama Takes his War on Media to Albanians' Phones | Balkan Insight

Deklarata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë:

Nuk është e vërtetë që Greqia ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje detare (md) në Detin Jon. Ministri i Jashtëm grek ka njoftuar një vizitë në Shqipëri për këtë çështje, pikërisht ngaqë ai e di se nuk e ka këtë drejtë.

Synimi i Qeverisë Micotaqis është që qeveria Rama të mos e kundërshtojë zyrtarisht këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit detar shqiptar. Mirëpo, është bërë e qartë se qeveria Rama jo vetëm që nuk synon ta kundërshtojë, por edhe po bën avokatin mbrojtës të diktatit grabitqar të Greqisë ndaj territorit detar shqiptar.

Ndryshe nga qeveria e vitit 2009, qeveria Rama nuk ka nevojë madje as të nënshkruajë marrëveshje për ta falur detin e Shqipërisë. Nëse Greqia miraton dekretin për zgjerim me 12md në Detin Jon, atëherë, në mungesë të një kundërshtimi zyrtar nga ana e Shqipërisë, falja e detit bëhet fakt i kryer. Çdo negociatë që do të vazhdonte mes Shqipërisë dhe Greqisë, pa e kontestuar menjëherë dhe zyrtarisht diktatin grabitqar grek, do të niste duke e pranuar këtë diktat.

Albania's Leaders Lock Horns Over New Foreign Minister | Balkan Insight

MË TË LEXUARAT

To Top