Rozë

Festoi dje datëlindjen/ Ja sa vjeçe është bërë aktorja e dashur për gjithë shqiptarët Marjeta Ljarja

Marjeta Ljarja (Lindur Marjeta Ilo) është një aktore e mirënjohur shqiptare. U lind në Pogradec më 3 shtator 1955.

Marjeta Ljarja është aktorja e mirënjohur e kinematografisë shqiptare, e cilësuar si një prej emrave më të suksesshëm, por që me talentin saj ka spikatur dhe në skenën teatrore. E natyrshme, e sinqertë, e ndjeshme, mbetën tre linjat kryesore te cilësive të saj aktoriale. Kjo është arsyeja që u pëlqye shumë si aktore dhe përzgjidhej të luante role në dramat kombëtare.

Aktorja, një nga artistet më profesioniste ka një galeri të pasur rolesh në kinema dhe në teatër. Marjeta është një ndër aktoret, e cila mbetet pa dyshim një prej emrave dhe artistëve të merituar, e cila është vlerësuar për një kontribut të çmuar në skenën dhe filmin shqiptar, duke u renditur përkrah emrave më të njohur. Aktorja e njohur pogradecare numëron sot mbi 50 role në film dhe teatër.

Rrëfen aktorja Marjeta Ljarja: Kur u bëra nuse e bëra vetë grimin

MË TË LEXUARAT

To Top