Maria Efthimiou, një profesore e historisë në Universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke, por e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep një leksion për arvanitasit në Greqi.
Pa bërë dallimet e zakonshme terminologjike, shqiptar, shqip, arvanitas, Efthimiou flet për rolin e tyre, gjuhën dhe faktin se shqipja asokohe në Greqi ishte gjuhë vendi në disa rajone.
Një m oment interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”.