Bjorka Duka është juriste pranë European Court of Human Rights (Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) në Strasburg.
Ajo ka shërbyer për dy vjet si asistente legale pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe si Sekretare e Përgjithshme e ELSA (Shoqata Evropiane e Studentëve të Drejtësisë).
Po ashtu, ajo është specializuar në Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare nga Centre Internacional de Formation Européenne (Cife), pas diplomimit për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Tiranës.
Përgjatë studimeve të saj Bachelor, ajo ka ndjekur programe të shkollave europiane në drejtësi, si Universiteti i Tilburgut dhe Saarlandes.