Këngëtari i njohur Blero pak ditë më parë njoftoi se 2020 nuk kishte qenë një vit i mbarë për të. Ai zbuloi se kishte kaluar COVID-19 dhe ishte shtruar në spital nga (angina), një sëmundje zemre që shkakton dhimbje gjo ksi ose pre sion.
Blero vendosi të flasë për gjendjen shëndetësore në një postim në Instagram ku u shpreh se tani është mirë dhe i kaloi me sukses sëmundjet.
Këngëtari shkroi se iu është rikthyer punës dhe mezi pret që fansat e tij të shijojnë projektin e radhës.
“Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe gjithë ato mesazhe! Unë falë Zotit jam shëndosh e mirë dhe me sukses i kalova të gjitha! Menjëherë u riktheva në punë. Mezi pres që ju të shijoni projektin tim të rradhës, që me aq shumë mund dhe shpirt kam punuar me të gjithë njerëzit e mi më të afërt. Nga thellësia e zemrës ju dua,”- shkroi ai.