Ai sot nuk jeton me, por ky eshte nja nga rrefimet me te rralla te Kadri Roshit.
“Nuk kam lindur gagaç, po gagaçërinë e fitova aty nga mosha tetë – nëntë vjeç. Kishim komshi një familje të madhe me tetë fëmijë. Familjen e L.B. Të dy prindërit e kësaj familjeje ishin gagaçë… Për çudinë e të gjithëve edhe të nëntë fëmijëve u mbahej për ibret goja. Një ditë, nuk e di pse e imitova njërin prej tyre para shokëve të mëhallës dhe u habita shumë, kur pashë sesi të gjithë u shkulën së qeshuri. Qeshnin sa u delnin lot prej syve, u shkuleshin zorrët nga barku. Fjala mori dhenë dhe filluan të ma kërkonin këtë gjë të gjithë. Kënaqeshin pa masë ata, por edhe unë kënaqesha. I imitoja sa ngopesha. Dhe ja kështu, ditë për ditë,… aq sa edhe mua filloi të më mbahej goja. M’u bë zakon dhe ec e hiqe…”
Kjo është një nga dhjetra intervistat e zbardhura për fëmijërinë e Kadri Roshit, që unë i mora përpara se të filloja xhirimet për dokumentarin “Butrinti i gjallë”, kushtuar atij. Shumëkush nuk e di që për vite të tëra ai ka qenë një gagaç, një njeri të cilit i mbahej goja.
Nuk kanë sesi ta besojnë një çudi të tillë, sepse e kanë dëgjuar qindra herë ligjërimin e tij me një shqipe të kulluar e të mahnitshme. Do të mjaftonte ta dëgjoje vetëm njëherë në skenë ligjërimin e tij, që gagaçëria e Kadri Roshit të të duket shpikja më e çartur e botës.

Përpiqem ta mendoj sesi ka ndodhur.