Djali i Edi Ramës, me syze që kushtojnë 60 mijë euro. Denoncimi është bërë nga kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, gjatë një deklarate për mediat nga selia blu.
Sipas tij, Gregor Edi Rama duhet të japë përgjigje se si ka mundësi që në gjendjen prej student të mund t’i lejojë vetes të mbajë një palë syze që kushtojnë aq shumë e jo kushdo mund t’i blejë.
Zbulimi nuk ka qënë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi Gregu, studenti i papunë, është pjesë e arrogancës rilindase që ka dëshirë ta tregojë luksin, edhe pse shokët e tij të klasës nuk kanë lekë të pinë një kafe, le më të pagujnë tarifat e rritura të universiteteve nga babai tij, edhe pse 46.2 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë.
Syze tipike të oligarkëve të lindjes, të qeveritarëve të korruptuar, të njohur botërisht për pasurinë e luksin që kanë vënë në kurriz të popullit.